Prej gati 6 javësh situata në Unazën e qytetit të Elbasanit paraqitet e rënduar. Çarja e rrugës nga ndërmarrja e ujësjellësit ka krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.

Por ajo se cfarë shqetëson më shumë qytetarët është ndotja e krijuar si pasojë e rrugës. Pluhuri ka pushtuar të gjithë zonën, duke penalizuar fillimisht bizneset që operojnë aty. Të indinjuar drejtuesit e tyre pohojnë se për faj të rrugës po humbasin cdo ditë klientë.

“Nuk ka ballkon me rroba tani, po e vuajmë nga mëngjesi deri në darkë. S’ka ardh asnjë nga bashkia të na pyesë për hallet, rrisin taksat. Na kërkojnë ne hesap për punimet. Për çfarë jemi ne këtu, kush na dëgjon, plehrat përdhe”-tha një nga qytetaret.

“Këtu shitet e këtej ka pluhur, shumë keq! Po e hamë tymin me bukë. U mbytëm, sidomos kur fryn erë”-tha një tjetër.

Jo vetëm drejtuesit e bizneseve por dhe qytetarët kalimtarë dhe ata që banojnë në zonë ankohen per ndotjen dhe kaosin e krijuar në unazë.

Shqetësimit të qytetarëve i është bashkuar edhe kryetari i PD në radhët e Rithemelimit Blendi Himçi. Ai i kërkoi kryetarit të bashkisë të ndërhyjë sa më parë pasi mungesa e investimit përbën kosto për jetën e qytetarëve dhe biznesit.

Burime nga ndërmarrja e ujësjellësit pohojnë se shtresa e asfaltit do të kryhet pasi të kenë riparuar të gjitha defektet në rrjetin e ujësjellësit, por pa dhënë një afat kohor se kur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re