Skip to content

Po e përgatisnin ta digjnin në turrën e druve se e kujtuan të vdekur nga Covid, gruaja zgjohet dhe tmerron

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi, ku një 76-vjeçare u zgjua e tmerruar teksa familjarët e saj e kishin bërë gati për ta djegur duke menduar se ndërroi jetë nga koronavirusi.

Shtetasja indidane Shakuntala Gaikëad, rezultoi pozitive me Covid-19 dhe u dërgua në spital për marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor.

Teksa ishte duke pritur për të siguruar një vend në spitalin e tejmbushur me pacientë, gruaja humbi ndjenjat duke bërë që familjarët të mendojnë se ajo ndërroi jetë nga koronavirusi.

Familjarët përgatitën procedurat për t’i dhënë lamtumirën e fundit përmes djegies, por për fat të mirë e moshuara reagoi në kohë.

Indian Covid victim, 76, wakes up on her funeral bier moments before she is due to be cremated https://t.co/hm7wcEh1ME

— Daily Mail Online (@MailOnline) May 18, 2021

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb