Kryeministri Edi Rama ka zbuluar dy arsyet përse ra qeveria në Bullgari.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama e pranoi se bordet e ngritura nga qeveria “janë komuniste” për shkak se çmimet nuk mund t’i përcaktojë qeveria por tregu. Kjo deklaratë e Ramës ka ardhur në një kohë ku çmimi i naftës në vend ka shkuar 258 lekë për litër.

“Dje ra qeveria atje në Bullgari, e dëgjuat arsyen se pse? Dy arsye ka tha, njëra ishte pengmarrja e Maqedonisë, që nuk duan ta lëshojnë, dhe pavarësisht parashikimeve optimiste, dhe fjalia e dytë ishte që Bullgaria nuk ka më lekë. Situata është kudo dramatike, nëse doni të kontribuoni, bujrum urdhëroni, ne nuk vëmë tavan çmimin më të lartë, vihet një tavan mbi të cilin askush nuk mund të shkojë, dhe gjithkush është i lutur që ta lërë më poshtë. Ne jemi në një ekonomi tregu, është 100% e sigurt që bordi është komunist, por në kushtet ku jemi bordi është një ndihmë, edhe psikologjike edhe financiare. Në një ekonomi tregu nuk mund të hyjë shteti dhe të kontrollojë çmimet me dhunë. Merita është që vendosi një tavan ku të tjerët nuk mund të shkojnë më sipër”, tha Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re