Skip to content

“Po e them për herë të parë”, Lulzim Basha: Berishën e kam përjashtuar nga fushata në zgjedhjet lokale të vitit 2011, prandaj fitova në Tiranë!

Ju njihni vetëm humbje, ja thonë demorkatët që shkojnë në foltore, jeni fajtor për dualizmin që keni drejtuar PD-në së bashku me Berishën?

“Dua ta them qartë që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën për bashkinë e Tiranës, nuk e kam thënë më parë çelësin e fitores ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për bashkinë e Tiranës. Ekspertët që zhvilluan sondazhe më kanë thënë që Berisha nuk duhet të jetë pjesë e fushatës. Unë kam edhe përgjegjësitë e mia, por Berisha duhet të ishte larguar vetë, të linte kryetarin e PD, por edhe unë kam përgjegjësitë për këtë dualizëm. Këto janë vendime të konsultuara me forumet e PD, vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha”, tha Basha.

/faxweb