Mbrëmjen e djeshme policia rrugore i ka marre patentën djalit të Sali Berishës, Shkëlzen dhe moderatorit Ermal Mamaqi, në dy raste të ndryshme.

Berisha dhe Mamaqi po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara mbrëmjen djeshme te Tegu, e për pasojë u është hequr patenta.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shkëlzen Berisha po lëvizte me shpejtësi 128 km/h me një makinë tip Benz S320. 

Si Mamaqit dhe Berishës do t’i duhet të paraqiten në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës si dhe gjobë administrative.

Në lidhje me rastin ka reaguar vetë Shkëlzen Berisha, i cili ka pranuar ngjarjen.

Ironik ka qenë në reagimin e tij, zv. kryeministri  Erion Braçe lidhur me lajmin e heqjes së patentave të Shkëlzen Berishën dhe moderatorit Ermal Mamaqi. Si për të treguar që për policinë shqiptare, të gjithë janë të barabartë, Braçe bën ironi duke folur siç do të fliste opozita.

“Pa fjalë! Nuk i do njeri njerëzit e famshëm në këtë vend! Do ikin në Gjermani tani”, shkruan Braçe






Previous articleMe ne fund mesohet data, ja kur hapet transporti publik. Masat që duhen te dini

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re