Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen a kaluar në aksin rrugor Pogradec-Drilon, në rrugën e re.

Një mjet tip Benz, i cili mendohet të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.

Për pasojë është plagosur 1 person që ishte pasagjer në mjet, ndërsa ka dhe dëme të shumta materiale.

Policia në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re