I dyshuari kryesor për vrasjen makabre të 14-vjeçares nga Shupi, Ljupço Palevski-Pallço u arrestua në Turqi. Ai akuzohet për rrëmbimin dhe ekzekutimin e adoleshentes, Vanja Gjorçevskës, si dhe 70-vjeçarit, Pançe Zhezovskit.

 

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, Oliver Spasovski ka treguar se si ka rënë në pranga Palevski.

 

Spasovski informacionet i përcjell nga autoritetet turke, të cilët kanë kërkuar nga policia për të konfirmuar identitetin e personit të ndaluar.

 

Lexo edhe: Arrestohet në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14 vjeçares në Shkup

 

“Palevski është arrestuar nga kolegët tonë turq duke ecur në këmbë në autostradë në Balikesir. Falënderoj kolegët tanë dhe ministrat e punëve të brendshme në Turqi, Bullgari dhe Serbi. Kroacia na ka dhënë informacione të rëndësishme duke e pastruar dilemën se nuk gjendet në vendin e tyre. Interpoli ishtë gjithashtu në ndihmë të kërkimit tonë” tha mes tjerash Spasovski.

 

Gjithashtu, nga MPB-ja është ndaluar edhe personi i gjashtë, që dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin kryesor gjatë arratisjes.

 

Trupi i pajetë i 14-vjeçares u gjet më 3 dhjetor në Shkup, gjashtë ditë pasi ishte zhdukur pasi kishte dalë nga shtëpia, ndërsa 74-vjeçari u gjet i vdekur në Veles ditën e njëjtë./vizionplus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re