Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo komentoi hetimet mbi privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe kufizimin e lirisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe akuzat e ngritura ndaj tij.
I ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24, Bozdo u shpreh se sipas tij “SPAK ka vendosur me ndërgjegje të pastër për të shkelur procedurën”, ndërsa shtoi se Prokuroria e Posaçme kërkon të tregojë se nuk pyet për asgjë.
Më tej ai ngriti pyetjen se përse SPAK po vepron në këtë mënyrë, duke u shprehur se po “Eksperimenton për herë të parë me Berishën”.
“Pse është bërë shkelje e Kushtetutës? SPAK ka vendosur me ndërgjegje të pastër për të shkelur procedurën dhe për të treguar se nuk pyesin për asgjë. Çfarë është pikëpyetje është se ‘Pse SPAK e bën këtë?”. Eksperimenton për herë të parë me Berishën.”, u shpreh Bozdo.
