Taksistët në Elbasan kanë protestuar sot për rritjen e çmimit të karburantit. Ata pohojnë se janë në prag falimentimi per shkak se po e blejnë karburantim me çmim rekord.

Ata thonë se ende nuk e kanë rritur cmimin e udhëtimit, pasi kjo do të ndikonte në braktisjen e këtij shërbimi nga qytetarët, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit nëpërmjet mekanizmave të tij.

Një përdorues makine prej disa ditësh po e blen karburantin me çmim rekord, gati 200 lekë për litër. Për drejtuesit e furgonëve dhe taksive, kjo është e papërballueshme, duke paralajmëruar falimentimin e tyre.

Taksistët në Elbasan ankohen edhe për një sërë problemesh të tjera sikundër është konkurenca e pandershme dhe sjellja e bashkisë së Tiranës kur ata dërgojnë pasagjer në kryeqytet. Sipas tyre kthimi në Elbasan duhet të jetë bosh.

“Kemi cuar shkresat, në cdo polici, bashki. Kemi 3 muaj që kemi cuar shkresat .Nuk është marrë asnjë masë ndaj shërbimit të taksive. Problemet tona janë: Kërkojmë ndryshimin e tarifave të taksimetrit. Sot çmimi i naftës është 2 mijë leke litri. Nuk përballohet.

Kërkojmë marrjen e masave për biletën e prenotimit në kthim, në gjobitemi përditë. Policia bashkiake e Tiranës na gjobit përditë, na heqë licencën. Gjobë deri 100 mijë lekë”- u shpreh njeri prej tyre.

Indinjatën e kanë me bashkinë e Elbasanit e cila sipas tyre nuk ka bërë mjaftueshëm për ti dhenë zgjidhje problematikave të tyre.

“Nuk na është përgjigjur. Kemi kërkuar takim me të, nuk na ka kthyer përgjigje. Kemi biletën e kthimit që na e kërkon policia bashkiake. Kjo e fundit nuk na mbështet fare. Te biznesi nuk vjen fare” u shpreh një tjetër taksist.

Një i ri thotë se do heqë dorë nga puna si taksist pasi nuk i siguron të ardhura për të mbajtur familjen.

“Kam 8 vite. Jemi drejt mbylljes. Problemi kryesor kemi edhe me taksitë e fshatrave. Këtu ka pensionistë që punojnë me ne. Asnjë se dëgjon hallin tonë. Jemi të mbaruar. Ekstremi do jetë mbyllja. Kemi vite që vazhdojmë”– u shpreh ai.

Rritja e çmimit nuk dihet kur ndalet, por ajo që dihet është se kjo po rëndon direkt në xhepat e konsumatorëve.Goditjen më të madhe transporti rrugor e ka pësuar pas shfaqes së pandemisë. Në krahasim me shtetet e tjera të Evropës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re