Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e partisë Socialiste theksoi edhe njëherë se vendi ka bërë progres, por ka ende shumë punë për të bërë.

 

“Vetëm merreni me mend për një moment me çfarë iu shikojnë sytë rreth e rrotull sikur ne të mos jemi këtu dhe të tjerë të jenë në vendin tonë se me çfarë shpejtësie mund të zhbëhet i gjithë ky progres, Prandaj ne na duhen të paktën 3 garanci: Një vend i gatshëm për t’u anëtarësuar në BE, një shtet ku fryma e organizimit të hyjë në të gjitha venat e organizimit të tij dhe një forcë qeverisëse e përkushtuar ndaj kapitalit njerëzor të shoqërisë. Ne do të ndërtojmë më shumë infrastrukturë patjetër, ne do ta rrisim turizimin patjetër, ne do të bëhemi importues bruto të energjisë, patjetër”, tha Rama.

 

Më tej kreu i qeverisë theksoi se socialistët do të duhet të punojnë fort pavarësisht se po i fitojnë zgjedhjet para një kundërshtari shumë të dobët.

 

“Fitoret elektorale të radhës me disa kundërshatrë as të gjallë e as të vdekur, të cilat fitore, aq sa vlejnë, u kanë dhënë mundësinë të uhhëheqin vendin aq edhe mund të na ulin nivelin e kërkesës jetike si parti udhëheqëse e Shqipërisë”, tha Rama.

 

Gjithashtu Rama ju tërhoqi vëmendjen të tijëve që të mos e ulin në asnjë moment vigjilencën, pasi vendi mund të ktheht sërish aty ku ishte.

 

“Nëse PS ndalon, ulet vetëkënaqet dhe nuk synon më lart e më lart e më lart, garancitë mungojnë dhe progresi vihet në diskutim serioz. Në një botëm, në një rajon, në një kohë kur çdo ditë që dikush ndalon distanca me të tjerët që vrapojnë bëhet shumë herë më e madhe sesa çndodhte në kohërat përpara kësaj. Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme për mbledhjen KE me Ballkanin Perëndimor, me kokën lart dhe me bindjet në meritat e Shqipërisë”, deklaroi Rama. /Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re