Pòlicia rugore u ka hequr lejen e drejtimit 8 shoferëve mbrëmjen e djeshme në Tiranë, për shkak se ishin duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara në aksin Sauk-Teg.

“Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, në këtë segment rrugor janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h. Shpejtësi kjo kur rruga ishte me lagështirë dhe fluksi i lëvizjes ishte akoma i lartë, duke rritur rrezikun për përfshirje në aksident rrugor”- shkruan Pòlicia e Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk-Teg, aks me rrisk për ngjarje rrugore. Edhe pse rruga monitorohet me radar 📸 e patrullime të shpeshta të Pòlicisë, përsëri në këtë segment ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, në këtë segment rrugor janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h. Shpejtësi kjo kur rruga ishte me lagështirë dhe fluksi i lëvizjes ishte akoma i lartë, duke rritur rrezikun për përfshirje në aksident rrugor.

Drejtues mjetesh: Shijoni fundjavën por mos fluturoni 🛫të arrini aksidentin 🚑apo të dorëzni patentën. Qëllimi i Pòlicisë Rrugore nuk është as gjoba, as heqja e patenës, është vetëm dhe vetëm siguria e jetës në rrugë, rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj🏠 të jetë i sigurt dhe ju të shkoni bashkë me patentën tek familja, ajo ka nevojë për ju.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re