Skip to content

Po forconi veten dhe dëmtoni Berishën? Përgjigjet Ilir Meta: Kanë frikë mos u dobësohet Rama! Kreu i PL bën parashikimin për 14 majin: Ja sa bashki do fitojmë





Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me fushatën që po bën PD zyrtare, e cila thotë se Meta në koalicion me Berishën po përpiqet të mbledhë vota për të forcuar veten e tij.

meta ne pd berisha

Sipas kreut të PL-së, kjo nuk është e vërtetë, duke thënë se kanë frikë mos u dobësohet Edi Rama. Sipas tij i vetmja marrëveshje që ka me Berishën është rikthimi i demokracisë dhe transparencës.

I pyetur për bashkinë e Tiranës, Meta tha se ajo do të fitohet nga Belind Këlliçi, ndërsa u shpreh se koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë shumicën absolute të bashkive.

Pjese nga deklarata

Pyetje: PD zyrtare bën fushatë duke përmendur emrin tuaj se në koalicioni që keni me Berishën ju kërkoni vota për te forcuar veten tuaj, ju e forconi apo e dëmtoni Berishën?

Ilir Meta:  Ata kanë shqetësim se mos forcohem unë apo mos u dobësohet Rama dhe tutori i tyre, Unë nuk dua të merrem me ta, sepse nuk i kemi ata kundërshtarë. Ata janë majoneta të Ramës. Nuk meritojnë asnjë vëmendje, Meta kërkon të riktheje transparencën absolute në bashkitë e vendit dhe së shpejti në qeverisjen qendrore. Kjo është e vetmja marrëveshje që kam unë me Berishën.

Shumë shpejt ne do të punojmë dhe do zbatojmë ligjin e referendume në Shqipëri, por të mbarojmë cik punë më 14 maj.

Pyetje: A është bashkia e Tiranës bast i Ilir Metës?

Ilir Meta:  Nuk ekziston një bast i tillë për Ilir Metën, sepse Tirana është aq e madhe, aq e mençur dhe e vuajtur nga sundimin kriminal i mafies  së betonit, saqë janë kaq shumë faktorë që bëjnë një ndryshim përmbytës për korrupsionin, për ndotjen, për trafikun torturues, për mungesën e shkollave, të çerdheve etj.

Të gjithë janë të qartë për Tiranën, fituesi është Belind Këllici. Kjo ma ka bërë të lehtë angazhimin në bashki që nuk ishin në planin tim për tu fituar, por tashmë fitorja është e sigurt.

Sondazhet tona flasin për një fitore dërrmuese të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në shumicën absolute të bashkive të Shqipërisë, në nivel të koalicionit. Do hyjmë 1-sh në kutinë e votimit dhe do dalim super njish nga kutia e votimit.

“”