Natën e ndërrimit të viteve, pas publikimit të mesazhit të tij të urimit për qytetarët shqiptarë, kryeministri Rama ka zgjedhur ta kalojë mbrëmjen në spektaklin e të dielës shqiptare, ku u bë pjesë e një loje.

Si lojëtar, ai u bë pjesë e një sfide, ku duhej të zbulonte të panjohurat e disa personazheve të famshëm.

Në një raund të lojës “Të Panjohurit” një pyetje kishte të bënte me Eni Çobani, personazhi për të cilin kryeministri Rama duhet të gjejë identitetin. Teksa diskutonte mes dilemave se cila ishte përgjigja e saktë, Rama tha se nëse humbiste, do t’i linte të gjitha, lojën, qeverinë, etje.

Edi Rama: Mbaji një çikë në dorë këto dhe thuaj kush je.

Ardit Gjebrea: Çfarë konfirmon?

Edi Rama: Qifqi, s’ka shans. Nuk ka kush të jetë tjetër. Po gabova këtu ikën të gjitha ë? I humba?

Ardit Gjebrea: I humbet të gjitha.

Edi Rama: Nuk i humbas.

Ardit Gjebrea: Je i sigurt?

Edi Rama: More po të them nuk i humbas. Ika e lashë fare, e lashë, ika. Ika!

Ardit Gjebrea: Ja ta shohim. Po mirë, ike nga?

Edi Rama: Nga të gjitha, çfarë të duash ti. Të vijnë ta negociojnë me ty pastaj, aman thuaji të ikë. Thuaji të ikë nga kjo, nga ajo se kam disa gjëra unë nga mund të ikë.

Hapja e pasaportës së Eni Çobanit shoqërohet me vulën “e papritur” çka do të thotë se nëse përgjigjja është e pasaktë, kryeministri i humbet të gjitha. Në të kundërt, kuotës i shtohet edhe 2500 eurot që gjenden në pasaportë dhe totali shkon në 8400.

Edi Rama: Shihe sa i shkojnë njëherë, shihe si i mban! Duket që i bën vetë, i shërben vetë edhe i ha vetë, po!

Eni Çobani: Çfarë sfide vuri kryeministri?

Ardit Gjebrea: Që ikën nga të gjitha dhe nuk e di ku iku! Ja është atje! (E sheh Ramën pranë publikut).

Edi Rama: Ja nga këtej, këtej do iki!

Eni Çobani: E sigurt që nuk do ikë.

Edi Rama: Ajo është ajo!

Ardit Gjebrea: Ti je!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re