Skip to content

“Po gënjeva unë, të dalë ai e të futem në burg”, flet motra e njërit prej autorëve të vrasjes në 26 vjeçarit: Vëllai im nuk ka pasur konflikte

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Motra e Bledi Angjos i cili dyshohet të jetë njëri prej autorëve që ka marrë pjesë në vrasjen e Martin Çeços në Maliq, ka folur për akuzat që rëndojnë mbi vëllain e saj.

Më konkretisht motra e Bledi Angjos, lidhja e dashurisë së të cilit me vajzën që frekuentohej kohëve të fundit viktima 26-vjeçar, është bërë motiv i krimit, ka thënë për News24 se i vëllai nuk ka pasur asnjëherë konflikte.

“Me vëllain kam dy ditë që kam kontaktuar. Dje i bija telefonit por nuk e hapte. E dëgjova në tv për arrestimin. Vëllai punonte në Marjanë, çoban. Vëllai nuk ka pasur konflikte asnjëherë, asnjëherë po të të gënjej të hapet e të futem unë. Nuk e di për vrasjen, nuk i njoh nuk i di”, tha ajo.

Në vijim ajo ka konfirmuar një arrestim të mëparshëm të Bledi Angjos, ndërsa ka sqaruar se nuk është në dijeni të faktit që vëllai ka qenë në një lidhje me një vajzë.

“Vëllain e kanë shoqëruar edhe njëherë me pa të drejtë në polici se ky thotë nga frika unë, unë, unë. Pronari i vëllait e ka emrin Vali, ka 2 muaj që ka shkuar aty si coban. Marrëdhëniet me pronarin i kishte shumë të mira, ka ardhur dhe në shtëpinë time, më ka thënë vëllai është shumë i mirë. Me aq sa di unë vëllai nuk ka pasur lidhje. Në fund të Qershorit ka emrin babi dhe i thashë pronarit të ma sillte këtu vëllain se jetonte andej. Unë nuk e di se nga bije fshati Kolanec, as vëllai nuk e di”, është shprehur motra e Angjos.

Ndërsa më herët motra e viktimës, Martin Çeço ka deklaruar për Fax News se i vëllai qante dhe se i kishte treguar se e kërcënonin.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë