Në Ardenicë të Lushnjes është gjetur një skelet njeriu, që dyshohet se mund të jetë i një ushtari italian të luftes së dytë botërore.

Agim Hoxha ishte personi i cili gjatë punës në oborrin e shtëpisë së tij,  në thellësinë 10 cm arriti të zbulojë skeletin. Menjëherë ka lajmëruar kryeplakun e fshatit e më pas policinë.

Agim Hoxha dhe bashkëshortja e tij thonë se kjo është hera e parë që ata gjejnë mbetje kockore të njeriut, ndërkohë që nuk dihet ende nëse në kodrën në fjalë, mund të ketë të tjerë persona të varrosur.

‘ Isha duke ngulur një dru për mullarin, kur shkela në kafkë, u tremba me thënë të drejtën. Ne kem i prej 35 vitesh që jetojmë këtu, nuk na ka ndodhur ndonjëherë që të gjejmë mbetje. Ka qenë kodër, dhe ka pasur shkarje, ka qenë gati një metër më lartë, nuk e dimë fare’.

Kryeplaku i fshatit Myzafer Hoxha, dyshon se eshtrat mund të jenë të një ushtari italian të vrarë gjatë luftës së dytë botërore, ndërsa shton se në këto kodra ka qenë ndërtuar një spotal ushtarak. Ata shprehen se dhe më herët në zonë janë zbuluar enë qeramike, që mund ti përkasin të njëjtës periudhë, por nuk është nërë asnjë studim për prejardhjen e tyre.

Eshtrat janë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re