Një burrë 54 vjeçar mbeti i habitur nga ajo që zbuloi kur ishte duke kërkuar për metale të rendomta. Ai gjeti një varëse ari 22 karat në një fushë pranë vendlindjes së tij Whitehaven.

Kjo varëse i përket epokës së bronzit dhe pesha e saj prej 300 gram ar të pastër vlen mijera euro.

Ai po kërkonte me detektorin e metaleve në një fushë ku kishte qenë edhe shumë herë të tjera. Por kësaj here ndërsa kërkonte mori një sinjal goxha të fortë nga detektori i tij.

Pasi pa se cfarë gjeti, ai mendoi se bëhej fjalë për pjesë nga ndonjë paisje që përdoret për ngjitje, por rezultoi se metali ishte i cmuar dhe bëhej fjalë për një varëse më vlerë të madhe.

Ai njoftoi muzeun e zonës ku ai jeton si dhe një specialist të fushës për të vendosur zyrtarisht se cfarë vlere ka bizhuteria e gjetur dhe se cfarë do të bëhet me të

Qaforet e arit perdoreshin si stoli përreth qafës ose kyçit të dorës për të shfaqur pasuri dhe status të lartë.

Një shembull tjetër që u zbulua në Norfolk dy vjet më parë u ble për 23,000 euro nga një muze lokal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re