Gati tre vite nga regjistrimi i dosjes në Apel, këtë të mërkurë gjykata vendosi që procesi ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, të vijojë edhe pa praninë e mbrojtësve ligjor si mekanizëm për të evituar zvarritjen e mëtejshëm të gjykimit.

Pas nje seance maratonë e cila zgjati prej me shume se 8 ore, togat e zeza te apelit te posaçem vendosen qe me 3 dhjetor ne oren 13 të shpallin vendimin per kete çështje. Sipas gjykatës Gilmando Dani e Blerim Shullazi  e kanë patur mundësinë  financiare të zgjedhin  avokat, por kanë refuzuar të mbrohen me qëllim që të zvarisin procesin.

Vendimi i apelit të GJKKO-së, u kundërshtua nga të pandehurit që ishin të pranishëm në sallë, të cilët së bashku me avokatët e tyre mbrojtës, braktisën procesin në mënyrë demonstrative. Përfaqësuesi ligjor, i Emiljano Shullazit, Avokati Vladmir Meçe, vendimin e gjykatës e ka cilësuar si të paprecedentë.

Gjykata Apelit prej gati 3 vitesh nuk ka mundur  të hapë shqyrtimin e çështjes ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë të dënuar në Shkallë të Parë me 54 vite burg në total për “Gjobëvënie” dhe “Grup I strukturuar kriminal”. Shkak për shtyrjet e seancave të këtij procesi janë bërë dorëheqjet dhe shkarkimet e gjyqtarëve dhe më shpesh mungesa e avokatëve mbrojtës

Njoftimi

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësorepërçështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018,mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet etë pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh.

Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re