Deputetët e opozitës nuk janë lejuar të hyjnë në sallën ku do të zhvillohet mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe kjo ka bërë që ata të përplasen me punonjësit e Gardës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, ngriti pikëpyetje për prezencën e gardisteve vajza, duke thënë se janë sjellë për të nisur sherr. Ndër të tjera, ai i akuzoi se mbrojnë shtetin e ‘horrave’.

Edhe deputeti Oerd Bylykbashi është përplasur me Gardën, ku argumenton se duhet të marrë pjesë në komision sepse nëse nuk është aty brenda prishet kuorumi.

Pjesë nga diskutimet:

Bylykbashi-Gardës: T’ju bëj një pyetje, ku e keni parë në rregulloren e parlamentit që ky është komision që funksionon në mënyrë partizane.

Garda: Unë nuk di gjë!

Bylykbashi: Ja ta shpjegoj unë. Nëse unë nuk jam aty brenda prishet kuorumi. Tani ti e merr përsipër këtë gjë. Unë jam anëtar i Komisionit, nuk ke drejtë ti të më zëvëndësosh me dikë tjetër.

Garda: Të lutem!

Bylykbashi: Mua më kanë zgjedhur deputetë, kur mos të më zgjedhin bëjmë muhabet tjetër.

Garda: Të lutem!

Ndërhyn Flamur Noka

Noka: Përjashta, dil përjashta! Këtu është Republika e Gardës! Po gocat pse i kanë sjellë këtu, me na fut në sherr!

Bardhi: Pasi i dhunuam gratë dje, sot kanë sjellë goca. Ku i kishin dje, apo…

Noka: Turp, pse shtet është ky?! Shtet horrash, mbroni shtetin e horrave. Ju kanë lënë pa bukë, as rrogën s’jua rrisin dhe ju rrini luftoni për ta. Ju kanë vjedhur. Inceneratorët, keni ndonjë të ardhur ju nga inceneratorët. T’ju vijë turp. Ty i pari (i drejtohet një gardisti) dhe do ta paguash ti dhe shefat e tu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re