Gjeneral Major Bajram Begaj, i zgjedhur nga Partia Socialiste për të qenë President nuk është nën Hetim nga SPAK. Burime zyrtare për Fax news bënë me dije se ndaj Begajt nuk ka asnjë hetim. Sipas informacioneve të siguruar SPAK ka regjistruar procedim për bazën e Shengjinit pas kallëzimit të Meçollarit, por pa emra konkret, ndërsa sipas strukturës antikorrupsion nuk ka asnjë hetim për gjeneral Begajn.

Fax News disponon edhe dokumetin qe SPAK i ka krhyer Meçollarit duke e vënë në dijeni se ka regjistruar procedim penal, për çështjen por pa emra konkretë. Artur Meçollari në cilësinë e kallëzuesit ka bërë dy kallëzime penale në SPAK, që lidhen me dy raste të trajtimit joligjor të pronave në planin e veprimit dhe përhapjes së Forcës Detare. Por, sipas SPAK regjistrimi i këtij procedimi nuk lidhet me emrin e gjeneral Begajt, edhe pse emri i tij ishte një nga të kallëzuarit nga Meçollari.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re