Kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu u pyet në Komisionin e Sigurisë Kombëtare nga përfaqësuesit e opozitës lidhur me përfshirjen e efektivëve në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Marr shkas duke qenë se jeni parë shpesh në zonën e Sarandës, Delvinës dhe në qarkun e Vlorës në fushatë”, tha deputeti demokrat, Flamur Noka.

“Jam i depolitizuar. Meqenëse ju thoni që unë jam parë në Delvinë, po. Unë do shkoj të vizitoj nënën time në fshat. Në Vlorë kam jetuar 15 vjet, kam me mijëra miq e shokë. Në Sarandë dhe në Delvinë kam të gjithë rrjetin tim familjar. Nuk kemi pasaur ionformacione në lidhje me pyetjen e dytë, sa i përket, a keni evidentuar raste ku punonjës të policisë së shtetit kaqnë qenë të përfshirë në fushatë”, tha Veliu.

Në lidhje me krimet zgjedhore Noka u shpreh se në Mat kishte denoncim që forcat Operacionale kanë shpërndarë para për fushatë e megjithatë nuk janë marrë masa. Ndërsa Ard Veliu i kërkoj deputetit që provat që ka t’i dorëzojë pranë Agjencisë.

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj i tha Veliut se ai është një person i joshur politikisht nga qeveria duke i kujtuar pozicionin e zv/ministrit të Transporteve që ka mbajtur përpara emërimit në krye të AMP-së.

Gjatë diskutimeve, Veliu u pyet për oficerë policie të përfshirë në kultivim droge dhe korrupsion.

“Ka policë që kanë favorizuar kultivim. Rastet jan nen hetim. Ka dhe individë të korruptuar. Gjatë 2022, janë 29% e rasteve të referuara për korrupsion dhe 21% për kultivim narkotikësh. Ka pasur edhe policë që kanë mbrojtur indivdë të botes së krimit. Keto raste po hetohen nga prokuroritë”, theksoi Veliu.

Për rikthimet e ish-efektivëve brenda rradhëve të uniformave blu, Veliu tha se pasi ata verifikohen mund të futen në polici, për shkak të vendeve vakante që ka në radhët e uniformave blu. Ndërsa për procesin e Vettingun deklaroi se pritet që brenda vitin 2025 të përfundojë vlerësimi për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re