Kryeministri, Edi Rama: Faleminderit për ftesën tuaj për të qenë këtu sot. Ndihem i privilegjuar së bashku me Dritanin. Si kryeministra të vendeve të NATO-s, nga vende e Ballkanit që gjendemi këtu me ju, dëshmojmë solidaritetin tonë të plotë me ju dhe popullin ukrainas. Unë personalisht hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është apak e mjaftueshme. Por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës tuaj. Jam mjaft mirënjohës për mikpritjen bujare dhe për dëshirën për të ndarë me ne një pjesë mjaft të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë gjendjen.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re