Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar ngërçin politik nga Tirana ku u shpreh se duhet gjetur një zgjidhje sa më e shpejtë.
Ajo deklaroi se populli i Kosovës ka shumë pritshmëri, duke shtuar se duhet të vendoset se kush do të jetë kreu i ri i Kuvendit dhe qeveria e zgjedhur.
Osmani shtoi se do të ketë një zgjidhje të shpejtë, pasi kjo është në interes të popullit.
“Populli kosovar ka shumë pritshmëri. Duhet gjetur patjetër një zgjedhje për të vendosur se kush do të jetë kryetari i Parlamentit dhe kush do të jetë qeveria e zgjedhur. Do të ketë një zgjidhje shumë shpejtë sepse është në interes të popullit.
Parlamenti duhet të marrë vendime të rëndësishme dhe po humbasim duke mos pasur rezultate”, u shpreh Osmani.