Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, ku po diskutohen kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe për trajtimin e të dhënave personale.

Gjatë diskutimit, Gazment Bardhi i ka kërkuar mazhorancës se nëse kanë pretendime për subjektin, mund t’i riformulojnë, raporton gazetari Osmani Stafa.

“Ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë”, tha ai.

“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë. Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë. Është kushtetuta, që i garanton opozitës të drejtat për komisionet hetimore”, u shpreh Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re