Avokatja dhe aktivistja Dorina Lamaj, e ftuar në programin e drekës në Neës 24, përballë Ola Brukos, ka deklaruar se në protetsë ka elementë nga forcat politike që përpiqen të intimidojnë protestuesit.

Avokatja tha se gjëja më e mirë e protestës është që të rinjtë kanë vrarë frikën.

“Po përpiqen çdo ditë të përçajnë protestën dhe të marrin meritën. Por të rinjtë, motoja e të cilëvë është politikë e re mund ta bëjnë këtë vetëm duke çrrënjosur të vjetrën.

Kam pasur intimidime nga të dyja krahët e politikës. Ka grupe brenda protestës, me sloganet e tyre bien direkt në sy të kujt krahu politik janë. Duhet të kuptojë që nuk është ajo rini si më parë, e kanë kuptuar shumë mirë klasën politike. Gjëja më e mirë është vrasja e frikës”, tha ajo.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re