Një bombël gazi e lënë e hapur, është bërë shkak i një zjarri në një banesë në Vlorë.

 

Familjarët njoftuan zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë, por për shkak të rrugicës së ngushtë, zjarrfikësja është ndalur më larg vendit të ngjarjes.

 

Efektivët zjarrfikës kanë mundur të normalizojnë situatën, ndërsa asnjë familjar nuk është lënduar.Mësohet se i zoti i shtëpisë po izolonte tarracën e godinës 2 katëshe, ndërsa kish harruar bomblën e gazit ndezur.

 

Paraprakisht mësohet se zjarri ka shkrumbuar tërësisht një barakë ,ngjitur me ndërtesën

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re