Lidhur me ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku dy të mitur kanë ikur nga shtëpia dhe kanë humbur çdo kontakt me familjarët, banorët e zonës shprehen të ‘shokuar’ sepse sipas tyre ata nuk kishin qenë asnjëherë problematikë.

“Nuk e di për çfarë mund të kenë ikur, ndoshta për punë. Ata s’kanë qenë fëmijë problematike jo!
”-tha një nga banorët.

“S’kam ndonjë vërejtje, ishte djalë i mirë. Merrej me sportin ai, shokët e tij duhet të dinë më mirë.Nuk e di se sa vjeç është, është i vogël ai, s’ma merr mendja se është zhdukur. Deri dje këtu i pashë!”-u shpreh një tjetër.

15 vjeçari me inicialet S.D dhe 13 vjeçarja S.J mësohet se ishin në një lidhje dashurie bashkë dhe se janë larguar me taksi nga qyteti i Elbasanit në ‘Qytet Studenti’ në kryeqytet.

Bëhet me dije se vajza ka dalë në pushim të gjatë të premten dhe kamerat e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin. Nga ana tjetër edhe djali kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të pasur para mjaftueshëm për tu larguar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re