Faxnews ka zhvilluar sot intervista me tregtarë në Tiranë, pas rritjes së çmimeve në vend, duke prekur produktet ushqimore dhe ato të shportës.

Rritja e çmimeve ka prekur shtresat më me nevojë, të cilët janë detyruar të marrin me listë për shkak se nuk kanë mundësi financiare.

Njëri prej tregtarëve ka thënë se ka patur rritje të çmimeve ndërsa u ka dhënë me listë njerëzve që ai i njeh.

Tregtari: Ka pasur në fillim të muajit që kërkonin, kryesisht ushqimore, vaj, sheqer, miell, jemi munduar të mbajmë një normë fitimi.

Marrin me listë njerëzit që i kemi gjakun tonë, edhe në rrogë kemi, nuk japim dot më shumë.

Ka qytetarë që marrin borxh?

Tregtari: Mbaj shumë pak klientë, ka pak të besueshëm. 1 mln lekë të vjetra ka shkuar borxhi në muaj, jam i detyruar tu jap se i kemi tanët.

I njohim e dimë që kur do marrin rrogën do na i japin. Në raste të rralla ka ndodhur që të mos mi sjellin. Tani është shtrënguar më shumë.

Ka pasur dyndje për produktet bazë?

Tregtari: Situata ka ndryshuar pak, kanë marrë normal, ka edhe ata që e kanë tepruar.

Cmimet?

Tregtari: Cmime normale po mbajmë, si kemi ndryshuar shumë, 800 mielli, 1 mijë sheqeri. Mall ka në dyqan, nuk ka një ndryshim.

A po reduktojnë konsumin qytetarët?

Tregtari: Nuk ka një gjë të tillë, s’ka me listë, janë të rregullt por prap nuk ka ndonjë shqetësim të madh.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re