Dhuna e punonjësve të Forcave Operacionale nuk ka kursyer as një punonjës civil të Policisë së Shtetit, i cili është goditur dhe është hedhur përtokë nga kolegët e tij.

Siç shihet dhe në videon që është regjistruar në zonën pranë Bankës së Shqipërisë, Policët marrin para punonjësin e policisë që është veshur civil, ndërsa ky i fundit dëgjohet duke bërtitur: Jemi kolegë o bush…

Pavarësisht kësaj ata e kanë shembur në tokë të riun, derisa ky i fundit i tregoi mjetin e identifikimit si punonjës i Policisë së Shtetit. Video është sa qesharake po aq edhe serioze, për të kuptuar sesi mund të dhunohen qytetarët, por edhe vetë punonjësit e shtetit, teks qendrojnë me duar në xhepa, pranë një vendi ku protestohet.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re