“Para disa ditësh thashë se po jetojmë një Luftë të Tretë Botërore në faza të ndryshme. Tani mund të them se është një luftë totale, e tretë botërore”, theksoi sot Papa Françesku, duke iu referuar veçanërisht pushtimit rus të Ukrainës dhe pasojave të tij, por edhe konflikteve të tjera në shumë rajone të botës.

“Konfliktet anakronike po intensifikohen, po kthehen nacionalizmat ekstremë, të mbyllur, agresivë, me luftëra të reja që prekin të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët dhe që shkaktojnë fatkeqësi kudo”, shtoi Françesku.

“Pas dy luftërave botërore ne menduam se bota kishte mësuar të lëvizte gradualisht drejt respektimit të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar, formave të shumta të bashkëpunimit. Megjithatë, historia tregon, për fat të keq, shenja regresi”, përfundoi argjentinasi. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re