Një shtetase britanike ka tentuar te hyje në Shqipëri, por është ndaluar gjate kalimit te kufirit ne aeroportin e Rinasit, pasi u kap me një shumë të padeklaruar monetare.

Autoritetet Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, kane sekuestruar një shumë prej 21 900 paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara.

Sipas raportimit të autoriteteve doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, konstatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.






Previous articleDo të habiteni kur të lexoni se çfarë pune kane bërë Maja dhe Sinan Hoxha për të mbijetuar

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re