Si pasojë e një aksidenti automobilistik ka mbetur e plagosur një grua. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Bëhet e ditur se gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është goditur nga një makinë, ndërsa po kalonte rrugë, shkruan Panorama.
Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa policia po heton për të zbardhur ngjarjen.
/shqip
