Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit, me pasojë vdekjen e një personi.

Mësohet se mjeti tip “Golf” , i drejtuar nga shtetasi G. H, ka goditur për vdekje një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar rrugën.

Elbasan/Informacion paraprak
Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re