Një fëmijë 3-vjeç ka humbur jetën, pasi u përplas nga një makinë paraditen e sotme.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Drenovicë te Ura Vajgurore, ndërsa drejtuesi i makinës A.H. 48-vjeç u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më pas nga policia.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re