Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi në konferencën e përjavshme me gazetarët se kryeministri Edi Rama sipas tij, po kërkon të bëjë miqësi me Fatmir Xhafajn.

“E pa se Sali Berisha dhe opozita do ta mundin. Po kërkon të bëjë miqësi me Fatmir Xhafajn se do të ndryshoj ligjet e përgjegjësisë për shpërdorimin e detyrës, për të shpëtuar menderen e tij pasi të lërë detyrën”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u ndal ndër të tjera tek pengimin i opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, teksa theksoi se “Komisioni  Evropian, si e zeza në të bardhë ka dënuar mohimin e të drejtave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore”.

Sali Berisha: Se cili është interes i Edi Ramës, të mendosh që Edi Rama është i gjithëfuqishëm dhe paska interes për procese politike është vetëmashtrim. Edi Rama  e pa se opozita, kokën e të cilës e korruptoi, e pa se doli jashtë kontrollit dhe u bashkua dhe lindi shpresën. E pa se me një vëllim prej 600 faqesh u faktoj shqiptarëve se ai ka vjedhur zgjedhjet. E pa se Sali Berisha dhe opozita do ta mundin. Po kërkon të bëjë miqësi me Fatmir Xhafajn se do të ndryshoj ligjet e përgjegjësisë për shpërdorimin e detyrës, për të shpëtuar menderen e tij pasi të lërë detyrën. Si mund një njeri të mohoj të drejtat kushtetuese të opozitës. Komisioni  Evropian, si e zeza në të bardhë ka dënuar mohimin e të drejtave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore. Si mundet të bëhen këto. Ky ka tmerr se ka lindur shpresa dhe do ik nga pushteti, e nënshkruan marrëveshja për të pas mbështetje. I ka ardhur fundi. Kurrë nuk mund të shkruhet një marrëveshje të tillë. Unë në betejë jam, nuk ka asnjë të re.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re