Policia e Kavajës ka vënë në pranga 3 punëtorë të cilët u kapën në flagrancë duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në një banesë trekatëshe në fshatin Qerret.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe pronari i banesës ku po kryheshin punimet e paligjshme

Njoftimi i policisë:

U kapën në flagrancë duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në një banesë trekatëshe, vihen në pranga 3 shtetas.

Vihet në pranga edhe pronari i banesës ku po kryheshin punimet e paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 1 rast të kësaj paligjshmërie, në fshatin Qerret.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit: R. K., 59 vjeç, banues në Maminas, S. Ç., 49 vjeç, banues në Shijak, dhe B. Ç., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën në flagrancë duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në një banesë trekatëse në fshatin Qerret; M. M., 64 vjeç, banues në Tiranë, pronari i banesës ku po kryheshin punimet e paligjshme.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re