Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mësohet se po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për një dosje tjetër. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ish-ministri Tahiri rrezikon të dalë sërish para drejtësisë, ndërsa bankat kanë kthyer përgjigje për disa llogari e transfera bankare.

Sipas saj, për këtë dosje për të cilën ish-zyrtari i lartës i PS-së është nën hetim mund të kërkohet marrja e tij në pyetje nga Prokroria e Posaçme.

“Kur bëhet fjalë për çështje që SPAK do t’i ruajë sekret, arrin t’i ruajë, kur bëhet fjalë… rrëshqasin ndoshta me dashje. Lefter Koka, ne e kemi marrë vesh personalisht nga njerëz të politikës që nesër do të ndodhë diçka, Vangjush Dako, e kemi marrë vesh nga njerëz të poltikës, kjo nuk është standart e një prokurorie që ne presim.

Ministrat janë të rëndësishëm kur kalojnë portën e asaj prokurorie. Janë denoncuar 65 kryetarë dhe ish kryetarë bashkie, 13 të pandehur, 34 është vendosur mos fillimi, pra nuk ka vepër penale. Nga llogartitë e mis del që 18 kryebashkiakë të tjerë dhe ndonjëri prej tyre edhe ish kryebashkiak, shumë pak, vijojnë të jenë nën hetim në SPAK, për dy prej tyre mund të ketë rezultate, nuk mund ta themi kush.

Rezultat tjetër i Spak është hetimet që po bëhen ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi i kallëzuar nga një deputet dhe një qytetar, po hetohet nga SPAK për fshehje të ardhurave dhe pastrim parash.

Hetimi tjetër shumë i rëndësishëm dhe mund të sjellë sërish në dyert e SPAK dhe këtë e them se janë kthyer përgjigje nga bankat është ndaj ish ministrit të Brendshëm Sahiri Tahiri, po kryhen hetime për një dosje tjetër, janë kthyer përgjigje nga bankat për llogari, transferta, do të kërkohet pyetja e tij nga prokurorët e posaçëm të SPAK, këto janë të dhëna jo zyrtare por të konfirmuara me përjashtim të statistikave për kryebashkiakët”, tha gazetarja për TCh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re