Detaje të reja janë zbuluar për atentatin ndaj 30 vjecarit Benjamin Bezhanaj mbrëmjen e sotme në Fushë Dukat të Vlorës. Burime bëjnë me dije se i është bërë pritë në hyrje të fshatit, kur po kthehej në banesë pasi kishte cuar të fejuarën në shtëpinë e saj.

Ndonëse kishte tentuar të largohej me makinë, pas disa metrash humbi kontrollin e automjetit dhe aty iu afruan agresorët, të cilët e qëlluan me breshëri plumbash. Në trup i janë gjetur mbi 8 plumba ndërsa mësohet se 30 vjecari kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia.

Policia bën me dije detajet e para duke thënë se ishte një telefonatë që i njoftoi për atentatin dhe ngriti në këmbë oficerët për të mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të  Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re