Shoferi i autobusit të aksi dentuar në Kroaci, gjatë marrjes në pyetje nga policia, ka pranuar se për një moment e kishte zënë gjumi ndërsa ishte duke ngarë mjetin.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjic. “Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje ku edhe u arrestua. Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale. Deri më tani, kemi informacion se 10 persona kane humbur jeten dhe 23 të tjere jane pla gosur rëndë ose lehtë.

Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë me kohë detajet”, ka thënë Pranjic për mediat kroate.

Autoritetet e Kosovës janë nisur drejt Kroacisë për t’u ardhur në ndihmë , ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, i cili vizitoi spitalin ku po marrin trajtim,  pohoi se pasagjerët ishin të gjithë shtetas kosovarë që jetonin në Gjermani, e qe po ktheheshin për pushime në vendlindje.






Previous articleSërish grevë në Itali, anulohen udhëtimet, vjen njoftimi i rëndësishëm

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re