Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën Plepa-Shkozet, ku raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i një motomjeti.

Sipas informacioneve të para, viktima është një 60-vjeçar, me iniciale L. Z., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.

Si pasojë e kësaj, 60-vjeçari ka humbur jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.

Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më herët u raportua se 60-vjeçari mund të ishte aksidentuar, ndërsa ekzistonte dhe mundësia se mund të kishte pësuar arrest kardiak.

Ndërkohë, ekspertët po vijojnë hetimet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re