Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen numër 16 në Korçë. Rasportohet se një apartament në katin e tretë të një pallati ka marrë flakë.

Nga raportimet e para bëhet me dije se shkak i zjarrit është bërë një shkrepëse e ndezur nga një fëmijë, afër bombolës së gazit. Kjo e fundit ka marrë flakë duke shkaktuar zjarr të madh në shtëpi.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po mundëson shuarjen e flakëve, teksa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re