Gazetari Shpetim Zinxhiria shkruan:

Sot, duke marrë shkak nga vdekja e një 24-vjeçari algjerian në spitalet e burgjeve në Domoko te Greqisë, po i bëj thirrje edhe njëherë shtetit shqiptar që të kthejë sytë për të parandaluar vdekjen e sigurt të një shqiptari 31-vjeçar invalid që gjendet ne spitalin e burgut në Koridallo pas një operacioni në tru dhe në këmbë.

Mjafton vdekja e 65 bashkëatdhetarve tanë  në burgjet e këtij vendi me shprese sensibilizimi për shtetin shqiptar.

Kujtojmë se dy vite më pare në keto spitale kanë vdekur shqiptarë me sëmundje nga dhimbja e dhëmballës dhe e barkut.

Konkretisht prej më shumë se 5 muajve në spital ndodhet shqiptari për të cilin mediat shqiptare e kanë trajtuar edhe më pare, bëhet fjalë për reperin Eduart Derka, që sot është pranë vdekjes më shumë se kurrë. Nga spitali I burgut Koridallo ai më kërkon të publikojë mesazhin e mëposhtëm:

“Jam ne situate lufte për mbijetesë, ku kërkojnë të më heqin nga spitali në një kohë që kam problem serioze. Jam operuar ne tru të kokës (foto).Po më çmendim me padrejtësira me luftë psikologjike, asnjë drit për lirimin tim, zgjohem dhe nuk di se ku ndodhem.

Ndodhem ne gjendje jo njerëzore ku i shikon vetem ne filma. Dua qe te flasesh diçka për këtë pjesë të padrejtësisë me të sëmuret spitalet e Koridallos, kush vdes dhe kush jeton sikur je ne lufte ne Bagdat dhe jo ne spital.

Më shkatërruan karieren, familjen dhe jetën, sot më lane gjysëm njeriu. Fola me doktorin dhe me tha sae duhet te qendrojë te paktën më shumë se dy vjet, ndërsa sot duhet te me heqin dhe te me çojne ne burgun Domoku”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re