Për Partinë Demokratike procesi zgjedhor i votës së emigrantëve në Greqi po manipulohet. Në një dalje për mediat nga selia blu, drejtuesja politike e PD për diasporën denoncoi se njerëz të paidentifikuar paraqiten në të ashtuquajtura zyra postare, por sipas saj janë lokale të lojërave të fatit dhe marrin zarfet me fletët e votimit.
Topalli kërkon monitorim ndërkombëtar, duke i bërë thirrje OSBE – ODIHR që të fokusohen pikërisht tek procesi në Greqi.
“Një monitorim ndërkombëtar i vëzhguesve të huaj mbi procesin që ka kaluar jashtë kontrollit dhe ne kemi gjykimin se po kryhet nga partia në pushtet, në kërkojmë mbështetjen dhe monitorimin e tyre”, tha Topalli.
Po ashtu drejtuesja politike e PD për diasporën kishte edhe një apel për KQZ dhe SPAK.
“Së dyti i kërkojmë KQZ që të bëjë auditimin e të gjitha kutive të votimit, mënyrën e transportit së bashki me fletët e votimit dhe të transportit nga Greqia në Tiranë. Së treti i bëjmë thirrje SPAK që të bëjë një hetim dhe i bëjmë pyetje se kush janë ata që po thyejnë ligjin”, tha Topalli.
Jozefina Topalli: Unë dua të shpreh një shqetësim të thellë, serioz dhe urgjent në fakt për cfarë ndodh në Greqi. Vazhdojnë të vijnë indicie informacione që në ato që quhen qendra të shërbimeve postare, që janë lokale të lojërave të fatit, njerëz të paidentifikuar marrin jo një, por 10 deri në 100 zarfe votimi dhe i kthejnë në këto lokale pa vendosur firmën e tyre dhe pa dorëzuar shenjën e identifikimit. Nëse një vote hidhet në një lokal të lojërave të fatit dhe në errësirë, pa identifikim dhe pa firmë të personit që i merr kjo nuk është një votë që mund të vlerësohet. Nuk jemi thjesht në kushtet e shkeljes ligjore, ku ky fenomen është shpërndarë në të gjitha lokalet e lojërave të fatit, kjo e ka emrin manipulim të procesit zgjedhor në Greqi. Unë i kërkoj ODIHR dhe OSBE të kenë një fokus të vecantë me procesin që po ndodh në Greqi. Një monitorim ndërkombëtar i vëzhguesve të huaj mbi procesin që ka kaluar jashtë kontrollit dhe ne kemi gjykimin se po kryhet nga partia në pushtet, në kërkojmë mbështetjen dhe monitorimin e tyre. Së dyti i kërkojmë KQZ që të bëjë auditimin e të gjitha kutive të votimit, mënyrën e transportit së bashki me fletët e votimit dhe të transportit nga Greqia në Tiranë. Së treti i bëjmë thirrje SPAK që të bëjë një hetim dhe i bëjmë pyetje se kush janë ata që po thyejnë ligjin.