60 vite më parë, një njeri do të shkonte për herë të parë në hapësirë. Ai ishte astronauti rus Juri Gagarin, i pari njeri që udhëtoi drejt orbitës së Tokës. Në atë kohë, beteja e parë ‘kozmike’ mes dy superfuqive (SHBA-ve e Bashkimit Sovjetik) u fitua nga sovjetikët, teksa Gagarin u bë i pari njeri në histori që doli në hapësirë.

Pas udhëtimit të tij, astronauti Gagarin ra me parashutë në këtë zonë, që 6 dekada më parë ishte një fushë me të mbjella.

Për BBC-në, ka folur gruaja që në atë kohë ishte veçse 5 vjeçe dhe po mbillte patate me gjyshen… kur papritmas nga ‘hiçi’ erdhi një njeri i veshur në ‘portokalli’.

“Gjyshja po hapte gropat, kurse unë hidhja patatet. Pashë diçka portokalli që ra pranë. Nuk e kuptova se çfare ishte, por po vinte drejt nesh… Gjyshja u frikësua. Më kapi dorën dhe u bë gati të ikte me vrap së bashku me mua.”-tha Rita Nurskanova.

“Ai na thirri ‘gjyshe ndaloni, jam rus si ju’. Mbaj mend që i thashë gjyshes ‘ndalo, po flet rusisht’.”-shtoi gruaja.

-Çfarë mban mend kur e pe në fytyrë?

“Buzëqeshjen e tij. Kishte një zë të butë. Gjyshja e pyeti sesi erdhi deri këtu dhe ai i tha me një anije.

“Po këtu nuk ka det” i tha gjyshja ime, ndërsa ai iu përgjigj duke thënë se erdhi me anije kozmike.”-tregoi Rita për BBC.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko