Diskutimi për inceneratorët në emisionin Opinion ka shkaktuar debate të shumta mes të ftuarve. Një ndër to ishte edhe ai mes gazetares Fatjona Mejdini dhe Plarent Ndrecës për inceneratorin e Fierit.
Gazetarja u hodhi akuza ndaj Ndrecës dhe deputetes socialiste Ermonela Felaj se po mbrojnë të korruptuarit, duke sjellë në vëmendje se SPAK është duke e hetuar këtë dosje.

Nga ana tjetër, Plarent Ndrecaj u kundërpërgjigj duke i kërkuar gazetares që të bëjë kujdes “me kë po flet”.

Pjesë nga debati:

Fatjona Mejdini: E dini ju urën e Mbrostarit në Fier? Po mua më vjen keq se ju jeni përfaqësuese e shtetit, unë jam gazetare. Nuk mund të vini me këtë nivel të ulët të përgatitjes.

Plarent Ndreca: Vetëm për atë që tha, për të treguar se sa qesharake është gazetarja.

Blendi Fevziu: Ç’domethënë është qesharake?

Plarent Ndreca: Po nuk di vendin.

Fatjona Mejdini: Ju jeni një njeri që keni halle se ka nisur SPAK-u hetimet, këtë hall keni ju.

Plarent Ndreca: Çfarë halli kemi ne?

Fatjona Mejdini: Ju këtë hall keni. Se po mbroni njerëz të korruptuar. Ja këtë hall keni ju.

Plarent Ndreca: Goce, ki kujdes kur flet se me kë po flet. Me kë po flet? Ta provoj tani se je qesharake.

Fatjona Mejdini: Qesharake s’jam unë fare. Qesharak jeni ju që mundoheni të mbyllni….

Plarent Ndreca: Edhe ku kujdes kur flet se e ke kaluar…

Fatjona Mejdini: Jo jo ti e ke kaluar, bashkë me zonjën, i keni kaluar të dy.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re