Skip to content

“Po më vdes çupa ore”, adoleshentja niset drejt Traumës në gjendje të rëndë, policia shoqëron në komisariat babanë, momente tensioni

IMG 3976 1140x570 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një e re, vetëm 17-vjeç është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, pasi ka pësuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

17-vjeçarja transportohet drejt Traumës nga spitali i Vlorës, në gjendje të rendë.

Ndërkohë forca të shumta të policisë por dhe drejtori i policisë kanë shoqëruar babanë e vajzës, ndërkohë që babai i vajzës ka kundërshtuar shoqërimin e tij me forcë, pasi kërkonte që të shkonte në Tiranë të shoqëronte vajzën e tij.

Saimir H., babai i vajzës, ka vijuar të kundërshtojë dhe forcat e policisë së Vlorës kanë përdorur forcën dhe e kanë futur në makinë.

“Po më vdes çupa ore”, dëgjohet ai të thotë.

Dyshohet se para ngjarjes vajza ka pasur një konflikt me të atin, por nuk dihen më shumë detaje.