Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrilu vizituan sot depon e re farmaceutike.

Rama deklaroi se kjo depo moderne barnash garanton sistemin e furnizimit për pacientët e QSUT-së.

“Deri dje pa asnjë sistem e garanci për barnat, që mungonin në spital dhe shiteshin sa ‘frëngu pulën” farmacive të mbira si këpurdhat rrotull QSUT, ndërsa sot me një depo moderne barnash të standarteve europiane, që garanton sistemin e furnizimit, sigurinë e medikamenteve, transparencën e konsumit të tyre për pacientët e QSUT”, shkruan Rama.

Ndërsa, ministrja bëri me dije se po mendohet që të mbyllet spitali COVID 2, pasi shifrat deri më tani janë pozitive.

“Struktura tjetër jemi në hapat e fundit, forcat janë përqendruar në QSUT, jemi duke menduar për mbylljen e spitalit COVID-2 duke qenë se numri i pacientëve është ulur, por duke u fokusuar në QSUT nga data 18. COVID-3, ish-kurirugjive do të jetë shumë shpejt gati për të përqendruar këtu trajtimin me COVID. Pavarësisht se duket se numri është në ulje, alerti është i madh për të kufizuar infeksionin”, tha Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re