Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat pasditen e sotme ku ka folur për situatën e krijuar në vend pas shpalljes së krizës energjitike.

Basha tha se kriza po vinte jo si pasojë e tregjeve globale, por si pasojë e keqmenaxhimit nga ana e kryeministrit Edi Rama. Më tej ai shtroi pyetjen se si ishte vepruar me reformën energjitike, duke sjellë në vëmendje edhe premtimin e kryeministrit se do të ulte çmimin e energjisë por që nuk e realizoi.

Kryedemokrati tha se fakti që paratë e përcaktuara për t’u investuar në reformën e Energjisë do të ishin përdorur nga Rama për PPP duke ua shpërndarë një grupi personash.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Në qendër të vëmendjes ishte cështja e cmimeve në tërësi. Të gjithë jemi dëshmitarë, që cmim i energjisë dhe i karburanteve rëndon biznesin dhe qytetarët. Cmimi i karburanteve ka nëj efekt në rritje të cmimeve të produkteve të tjera. Dua të kujtoj se Rama premtoi uljen e cmimit të energjisë. Dhjetëra familjarë kanë vrarë vetën në qelitë ku janë plasur nga Edi Rama pasi nuk kishin para për të paguar cmimin e energjisë elektrike.

Jemi vendi i katërt sipas raporteve ku pjesa më e madhe shkon për energjinë. Këtu pyetja është cfarë u bë me reformën e energjisë? Ne e dimë se këto para nuk shkuan kurrë në destiancion, e dimë se karburanti shqiptar u shtrenjtua. Një nga vendet me cmimin më të lartë në Europë. Kjo është një tjetër pasojë e keqqeverisjes së tij, e vendimarrjes së tij.

Paratë që duhet të conte për të ulur cmimin e energjisë, i ka marrë dhe i ka cuar vetëm për të pasuruar një grup oligarkësh. Përballë kësaj ne kemi jo thjesht dhe vetëm propozimet që u bënë publike dje,por do bëjmë gjithcka për të ndalur këtë fatjkeqësi të re, këtë sëpatë që po mpreh për qafën e holluar të shqiptarëve.

Kjo nuk është një gropë e krijaur nga tregjet globale por nga politikat e tij. Ka vetëm një mënyrë për ta mbushur këtë griop, është që paratë të dhëna me PPP, të shërbejnë për të plotësuar hapat e menjëhershme që ne i kemi propozuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re