Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me studentë të universiteti “Luigj Gurakuqi”, të organizuar nga Komiteti i Helsinkit, ka folur mbi sfidat e SPAK, si edhe përpjekjet për të thyer “mitin e pandëshkueshmërisë”.

Dumani thekson se puna si prokurorë sipas tij është edhe stresuese dhe e  lodhshme, por thekson se “është e lodhshme por jo e pamundur”.

Ndër të tjera, kreu i SPAK ka treguar se tashmë prokuroria e Posaçme po përdor forma të tjera të  metodologjisë së punës, si mjete të kërkimit të provës.

“SPAK heton edhe krimin dhe terrorizmin dhe jemi përballur edhe me struktura kriminale pavarësisht sa fuqi kanë apo lidhjet e tyre me politikën. Jemi përditë në këtë lufte, ajo është e vazhdueshme. Për të folur për suksese duhet të presim edhe vendimet e gjykata të formës së prerë. Çdo ditë hetojmë dhe presim vendime fajësie nga gjykatat.

Është pune e përditshme, stresuese, e lodhshme por në fund te ditës kur shikon që po mundohemi të thyejmë atë mitin e pandëshkueshmërisë atëherë ndjehesh mire. Është e lodhshme por jo e pamundur. Kjo është bërë falë edhe ndryshimit të metodologjisë së punës në prokurorinë e posaçme. Disa metoda që përdoren tani janë përdorur rrallë dhe tani përdoren masivisht si mjete të kërkimit të provës dhe kemi ndryshuar edhe filozofinë e kërkimit të provës, dhe kemi hequr dorë nga ato tradicionalet.“, shprehet Dumani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re