Skip to content

“Po na mban me bukë Serbia”/ Dashamir Shehi flet për problemet në bujqësi: Qeveria ka harruar bujqësinë që jep 20% të buxhetit të shtetit. Të rinjtë e fshatit pa shpresë…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dashamir Shehi:
“Këtu po flasim për drithërat, sa drithë na duhet? Ai zotëria i PS ne nuk kemi prodhuar as 50% të nevojave tona. Unë gjykojë se brenda kapaciteteve që ka bujqësia shqiptare ne mund të shkojmë m 70-80 për drithërat që mos varemi nga importet e huaja. Dalin sikur na mban me buikë Serbia të cilat i paguajmë paret. Nuk kemi nevojë bukë për 2.5 milionë shqiptarë kjo është një nga detyrat e bujqësisël. Paratë në Shqipëri po përqëndroihen në pak duar dhe nuk ka interes që të ketë prodhim bujqësor. Këta thonë që do të ketë zhvillim urban në zonat rurale. Nuk dëgjojmë që të diskutohet për bujqësinë e cila është cështja e gjithë qeverisë, bujqësia jep 20% të buxhetit të shtetit. Unë gjykoj që strategjia reale, bujku shqiptar nuk ka akses te financat, bujku duhet të bëhet pjesëtar i biznesit por nnë fushën e prodhimit buqësor, kjo është një revolucion i bujqësisë që të kthehet në biznes.

U fol për cështjen e ujit këtu? Vetëm banka botërore ka hedhur 200 milionë për sektorët e vaditjes? Ku kanë shkuar këto miliuona? Unë gjykojë që është bërë pak. A duhet të bëhet e detyrueshme vaditja me spërkatje apo pika, këto janë gjykime strategjike. Kemi bërë një ligj për pyjet, nuk duhet të degradohen pyjet. Bujqësia këto përfshin pyje dhe kullota, shteti nuk pyet fare për ekonominë e gjelbërt. Kjo duhet të ishte si strategji për të ardhmen. Djmetë e fashtit po braktisin dy herë më shumë Shqipërinë, dhe një nga detyrat që kemi të paktën n jë pjesë e rinisë që janë në fshatra duhet ti mbajmë sepse është e pamundur të vazhdohet kështu. Duhet ti kthehemi punës së bujqësisë”, tha Dashamir Shehi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë