Deklaratat e ish deputetit Dash Sula, sot po kthehen në një ‘boomer’ në rrjetet sociale, ku klithmave kundër atij vetes që e cilëson ‘turk e serb’, u josh nga kryeministri Edi Rama, duke u vendosur në krye të inspektojë.

Dikur bente si opozitar kundër Edi Ramës, sot në rreshtin e krahut të tij, flet klithmave dhe dëgjove të tij se: ‘Rama po na merr shpirtin…’.

‘Atë që nuk e bëri Turkun, nuk na e bëri serbi, na e bën Edi Rama…’, që mbante mandatin e deputetit nga demokratët, sot ka filluar t’i lëpihet publikisht Ramës pas marrjes së një karrige pushteti.

Videot e tij kundër Ramës të bëra më herët po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah hipokrizinë dhe vogëlsinë e tij si politikan, i cili lëkundet përballë bindjeve duke u bërë njësh me atë që po shpopullon e degradon Shqipërinë.

Por si të mos mjaftonin fjalimet në piedestal dhe vlerësimet për të ‘madhin Rama’, në videon e mëposhtme tregohet po Dash Sula, i cili u kërkonte gardistëve që të mos lëpiheshin për një rrogë, teksa në kohën kur ishte deputet nuk e linin të futej në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërsa u kujton turpin gardistëve, është po i njëjti, që vetë e ‘hëngri turpin me bukë’ dhe u bë palë me atë që dikur e konsideronte armikun më të përbetuar dhe që sot e ktheu në mikun e tij…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re